Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrapa banesës së shefit të Stacionit të Policisë Theth, shtetasit me iniciale Prele Milani. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tjetër shpërthim me tritoli ka ndodhur në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Grude e Re në banesën e shtetasit Kolë Bungaja.
Lënda plasëse e cila dyshohet të jetë tritol është vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.
Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpërthimit. Ndërkohë po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
-
Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda pak orëve në Shqipëri
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërthim në oborrin e një shtëpie në Deçan
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë
-
Persona të panjohur hedhin mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë