Një shpërthim tritoli u raportua gjatë mesnatës në lagjen “Punëtori” në ambientet e një garazhi në Fushë Krujë.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar në njerëz, por u dëmtua një mjet i cili ishte i parkuar.
Mësohet se makina e dëmtuar është në pronësi të një ish-efektivi policie të Krujës, transmetont tch.
Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Ramazan Çenia, të cilit iu dëmtua nga shpërthimi makina tip “Benz” që ishte e parkuar.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar konflikte të mundshme të Çenisë
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthim me tritol në veturën e prokurorit të Vlorës
-
Arrestohet një 23-vjeçar në Krujë, vendosi tritol në një parukeri
-
Shoqërohen 5 persona për tritolin ndaj shtyllës së tensionit Tiranë-Prizren
-
Tronditet Fushë-Kruja nga tritoli në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut
-
FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë