Tri gra kanë pësuar lëndime nga ndezja e mjeteve piroteknike në Suharekë. Rasti që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur të enjten dhe mjetet piroteknike thuhet se janë ndezur nga një burrë.
“Tri femra kosovare, kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari thuhet se pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i plagosur pas një përleshjeje mes disa personave në Suharekë
-
Plagosen dy persona në Prishtinë e Suharekë, s’ka të arrestuar
-
Një i lënduar rëndë nga rrahja mes tre personave në Suharekë
-
Arrestohet një person në Suharekë për fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim narkotikësh
-
24 të lënduar nga mjetet piroteknike