Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në policinë e Kosovës se ish-bashkëshorti e ka kërcënuar përmes telefonatave dhe mesazheve.
Ajo ka raportuar të premten rreth orës 16:20 ndërsa thotë se ndihet e frikësuar nga kërcënimet e ish-bashkëshortit.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast dhune në familje është raportuar edhe në Komunën e Istogut ku thuhet se një person ka rrahur vëllain e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu, Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Komunën e Gjakovës një grua ka rrahur burrin e saj.
Artikuj të ngjashëm