Kronikë

Në Gjakovë arrestohet një grua, dyshohet se e sulmoi bashkëshortin

Një grua është arrestuar në Gjakovë në orët e para të vitit 2021, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.