Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar tri raste të dhunës në familje.
Dy raste të dhunës janë raportuar Prishtinë. Në njërin rast djali e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, pas një marrëveshje fizike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E në rastin e dytë në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike pasi qe i njëjti ka kanosur anëtarët e familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
-
Gjashtë raste të dhunës në familje, gjashtë burra të arrestuar
-
Raportohen katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Tetë raportime të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
-
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24-orët e fundit në Kosovë