Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri raste dhunimi u raportuan në Polici të shtunën, katër të arrestuar

Tri raste të dhunimit janë raportuar në njoftimin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me ç'rast janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Njëri nga rastet thuhet të ketë ndodhur në Ferizaj, ku një vajzë ka raportuar se rreth dy muaj më parë është dhunuar nga një person, i cili më pas është arrestuar.

I dyshuari, sipas policisë, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik me viktimën. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur në Prizren, ku dy persona janë arrestuar nën dyshimin se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar një vajzë.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Edhe Tri raste të dhunimit në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit Kronikë Tri raste të dhunimit në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Kurse, rasti i tretë i raportuar po të njëjtën ditë, më 26 mars, ka ndodhur në Gjakovë.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.