Tri armë janë konfiskuar në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës në 24 orët e fundit.
Në rastin e parë, konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisjeje në një shtëpi në fshatin Koshtovë. Aty pos pistoletës janë konfiskuar edhe 30 fishekë.
Rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në qytetin e Skenderajt, “ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar”.
Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në Vushtrri, ku pas kontrollit të detajuar tek një person tanimë i dyshuar është gjetur një armë e llojit pistoletë.
Ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj