Për 24 orë, Policia e Kosovës, në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë në rajonin e Mitrovicës.
Rasti i parë është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 nëntor 2018, në qytetin e Skenderajt, me ç’rast është arrestuar një 18-vjeçar B.G., shtetas i Kosovës, që dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Nga i njëjti është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në orët e paradites së sotme, në zonën e Vushtrrisë, ku është realizuar një bastisje, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B.,53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.