Tri aksidente kanë ndodhur dje në tri fshatra në Skenderaj. Sipas raportit të Policisë aksidentet kanë ndodhur në Prekaz, Klinë e Epërme dhe në fshatin Vojnik.
Në Prekaz sipas Policisë ka ndodhur aksidenti në mes të dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe një femër ku njëri prej tyre është dërguar në QKU për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti tjetër ka ndodhur në Klinë të Epërme ku i dyshuari duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.
Ndërsa në rastin e tretë në Vojnik që ka ndodhur në orën 20 e 05 minuta sipas Policisë aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj dhe një femër dhe të njëjtit dërgohen në spitalin e Mitrovicës për trajtim të nevojshëm mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.