Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot paradite mes një treni dhe një veture në fshatin Qyshk të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për KOHËN se i shoferi i veturës ka marrë lëndime serioze por është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 10:00 treni që qarkullonte në linjën Prishtinë-Pejë, pikërisht në fshatin Qyshk e ka goditur një automjet, veturë me ç’rast një person ka pësuar lëndime, vozitësi i veturës. Menjëherë është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal dhe sipas mjekut viktima ka lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kënë dalë njësitë emergjente”, ka thënë Gashi.