Në mëngjesin e sotëm në Prishtinë ka ardhur te një përpaslje mes një treni dhe një veture. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Dervish Qollaku" te Zona Industriale.
"Rreth orës 07:30 në rrugën Dervish Qollaku, në Prishtinë, ka ndodhur nje aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar nje person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor", ka njoftuar Ahmeti.