Një tren ka goditur një veturë në vendkalimin hekurudhor në rrugën e re të aeroportit të Prishtinës, në mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Nuk raportohet për të lënduar.
Siç ka thënë Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.
Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndriçuar rastin.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.