Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën mes një treni dhe një veture në vendkalimin hekurudhor në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se nga ky aksident, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, përkatësisht në rrugën “Pajazit Islami”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.
Artikuj të ngjashëm