Tre persona kanë marrë lëndime si rezultat i një përleshje fizike në Pejë, me ç’rast dyshohet se janë përdorur edhe armë të ftohta- thika.
Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit rasti ka ndodhur pas orës 22:00 në një kafiteri në rrugën “Adem Jashari”.
“Ka ndodhur një përleshje me ç’rast tre persona janë lënduar dhe dyshohet se janë lënduar me armë të ftohta thikë. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante”, ka thënë ai.
Tani për tani nuk bëhet e ditur rreth motiveve të cilat çuan deri tek incidenti.
Artikuj të ngjashëm