Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë - Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.