Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Hoqa e Qytetit në Prizren.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se i dyshuari derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge, transmeton Koha.net.
Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Artikuj të ngjashëm