Tre persona janë arrestuar për shkak të sulmit fizik ndaj Z.H. të hënën në Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga policia, viktima Z.H. 53-vjeçar, ishte në lëvizje me veturë në hyrje të Mitrovicës, ku është sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka kërkuar tretman mjekësor.
Personat e arrestuar janë:
I.A. 58 vjeçar
Sh.A. 26 vjeçar
K.A. 28vjeçar
Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti, ka thënë policia.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘lëndim trupor’.
Artikuj të ngjashëm