Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë për posedim të substancave narkotike.
Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy cigare të mbushura me bari të gjelbër të dyshuar për substancë narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Prishtinë është raportuar se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e ndarë në dy qese substancë narkotike e cila dyshohet për marihuanë. I dyshuari pas përfundimit të procedurave është liruar kurse rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Prizren është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.83 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Konfiskohen narkotikë në Prishtinë, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset
-
Katër të arrestuar në aksionin në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60kg marihuanë
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi