Kronikë

Tre të arrestuar pas një konflikti në “Rrugën C”, policia konfiskon edhe një armë

Tre persona janë arrestuar pas një konflikti, në “Rrugën C” të Prishtinës.

Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur një armë.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë të PK-së, në 'Rrugën C', kanë hasur në një mosmarrëveshje (konflikt) mes disa personave. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP 'Jugu" janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Kohën.