Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën tre persona me dyshimin se kanë kryer veprën “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.
Bëhet fjalë për një burrë dhe dy gra nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të prostitucionit.
“Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të enjten.