Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një rrahje që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e të hënës, siç është njoftuar në Raportin e Policisë, sot.
Policia e Kosovës ka thënë se kishte marrë informata për një rrahje dhe në vend të ngjarjes kishte hasur në dy burra dhe një grua, të cilët treguan se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë të rinjve.
Të lënduarve i është dhënë ndihma mjekësore, e më pas një prej të lënduarve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
“Është raportuar një rast rrahje në mes te disa personave, ku në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur viktimat: dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, që disa prej tyre i kanë identifikuar dhe të njëjtin janë larguar prej vendit të ngjarjes. Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej te lënduarve, pas ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Tre shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat
-
Rrahje te rruga “B”, arrestohen dy të dyshuar
-
Përleshje mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
-
Rrahje mes disa personave te “Rrethi me Flamur” në Prishtinë