Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të gjinisë mashkullore në tri raste të ndryshme, për dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë, në Ferizaj është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
në Kamenicë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, derisa nuk është raportuar për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E në Prishtinë, viktima kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar