Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban”, përmes një sqarimi, është distancuar nga rasti i djeshëm i vdekjes së një gruaje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
“Trafiku Urban”, duke i shprehur ngushëllime familjes për humbjen e familjarit të tyre, ka sqaruar se “ekipi i flotës së autobusëve të “Trafikut Urban” ka përfunduar punën ditën e djeshme pa asnjë aksident dhe se shkrimi i botuar në të përditshmen ‘Koha Ditore’ me dt.23.07.2017, nuk i përket shoferëve dhe autobusëve të ‘Trafikut Urban’”.
Ndërmarrja “Trafiku Urban” deklaron se qëndron prapa këtij sqarimi “me përgjegjësi të plotë”.
Sqarojmë se Koha.net ka raportuar që nga dita e djeshme për këtë rast, dhe, duke u bazuar në etikën gazetareske, asnjëherë nuk ka thënë se “shoferi i ‘Trafikut Urban’ është përgjegjës për këtë aksident”.
Gjithnjë i jemi referuar këtij rasti mbi bazën e informatave jozyrtare, duke qenë se informatat zyrtare ishin të mangëta, prandaj e falënderojmë NPK “Trafiku Urban” për sqarimin e bërë.
-
Arrestohet shoferi i një autobusi në lidhje me vdekjen e djeshme në “Mati 1”
-
“Trafiku Urban” i tronditur me aksidentin ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar
-
Banorët e Matit 1, paguajnë dy bileta për një udhëtim me linjën 3
-
Pas aksidentit në Kroaci, policia paralajmëron masa ndaj kompanive të autobusëve
-
Trafiku Urban i Prishtinës ndalon qarkullimin