Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar dhe një person në flagrancë.
Në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.
Policia kufitare është vënë në ndjekje të tij, ku nga krehja e zonës përreth u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar.
Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta, ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Artikuj të ngjashëm