Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, kanë parandaluar kontrabandën e rreth 300 kilogramëve lëndë narkotike të llojit skunk.
Kjo sasi i drogës është gjetur në pikën kufitare Vraçenoviq në rrugën Nikshiq-Bileçë, në një kamion frigoriferik të drejtuar nga një malazez 26-vjeçar nga Nikshiqi.
Nga kontrolli i detajuar në këtë frigorifer, në një depo të punuar posaçërisht për këtë gjë, janë gjetur 295 pako me drogë, me peshë rreth 300 kilogramë, raporton “Rtcg”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë.
“Policët kanë arrestuar një të dyshuar i cili do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit në Podgoricë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftim e organeve policore.