Një nga katër shqiptarët e arratisur nga paraburgimi i Athinës në fillim të muajit Qershor vijon të jetë në kërkim.
Policia greke ka publikuar foton e shqiptarit që është ende në kërkim prej 4 ditësh, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që të japin informacion nëse kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Por, njëkohësisht autoritetet bëjnë thirrje edhe për kujdes, pasi shqiptari konsiderohet i rrezikshëm.
Ai ka disa identitete dhe mosha të ndryshme. Bëhet fjalë për Astrit Hasanin 35 vjeç, i cili përdor edhe emrat Titi dhe Jorgo, si dhe mbiemrat Asani, Hasan, Ashani, Astri, Xhelo. Policia e Athinës thotë se 35-vjeçari figuron edhe me moshë të ndryshuar; 36 vjeç, 34 vjeç ose 33 vjeç.
Autoritetet greke e konsiderojnë person me rrezikshmëri dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të jetë i armatosur. Astrit Hasani është i dënuar për vrasjen e një 30-vjeçari grek në vitin 2012, dhe në të paktën 8 raste ka qenë i përfshirë në shkëmbim zjarri me policinë.
35-vjeçari u arratis nga paraburgimi i Athinës së bashku me 3 shqiptarë të tjerë. Këta të fundit janë kapur dhe janë dërguar sërish prapa hekurave, teksa në kërkim është vetëm Hasani./tvklan.al
-
Arratisen 4 shqiptarë nga burgu grek
-
Edhe një shqiptar i dyshimtë për vrasjen e tifozit në Athinë
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të njohur si “Gishti”
-
Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari për atenatin ndaj nipit të Aldo Bares
-
Një 23-vjeçar shqiptar i zhdukur nga aksidenti mes trenave në Greqi