Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë, ku mbetën të vdekur të paktën 40 persona.
I humbur raportohet të jetë 23-vjeçari Denis Ruçi nga Tirana, raporton TCh të mërkurën.
E afërmja e tij, Ana Ruçi, ka treguar se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.
“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë, pastaj pamë lajmet që u përplas treni”, është shprehur ajo.
Siç ka raportuar Korporata Helenike e Transmetimeve (ERT), gjatë pasdites të së mërkurës, përveç viktimave, rreth 60 persona të tjerë janë ende të pagjetur.
Prej dhjetëra të lënduarve, është bërë e ditur se disa janë në gjendje kritike.
Një tren me pasagjerë që udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut dhe një tren mallrash në rrugën e tij nga Selaniku në Larisa, u përplasën kokë më kokë jashtë qytetit të Tempes pak para mesnatës të së martës.