Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Theret me thikë një 25-vjeçar në Prishtinë

Një 25-vjeçar është therur me thikë në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur Policia, ai është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.