Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Therje me thika në Elbasan, katër të lënduar

Një person ka goditur me thikë 4 persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar Policisë së Elbasanit.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për pronësinë e një lokali, raporton tch.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë postës, në një zonë tepër të frekuentuar. Mësohet se autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, është një shtetas me inicialet G.SH.

Mbetet ende e paqartë gjendja e të plagosurve.