Një burrë është therur para pak çasteve në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, transmeton Koha.net.
Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar viktimën, i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për KTV ka thënë se të dyshuarit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në drejtim të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë duke kryer hetime në këtë rast”, ka thënë Kelani.