Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka ardhur deri te një përleshje mes dy serbëve, është përdorur thika.
Të dy kanë marrë lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si tentim vrasje.
“Zveçan 10.06.2023 – 16:30. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.