Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё, ka njoftuar se gjatë një përleshjeje mes disapersonave një i mitur është therur me thikë.
Incidenti ka ndodhur të enjten nё rrugёn “Gjergj Fishta” nё Pejё.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje nё mes tё disa personave, njëri nga ta kishte pësuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit i mitur, ёshtё dërguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekësor, ndërsa tё dyshuarit njëri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit janë arrestuar. “Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, janё arrestuar tё dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё, që është i mitur, ёshtё liruar nё procedurё te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.