Në Kamenicë raportohet se mbrëmë ka ndodhur një rrahje me ç’rast është përdorur edhe thika, dhe një person ka mbetur i plagosur, transmeton Koha.net.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje të më hershme mes viktimës dhe të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar, ka ardhur deri te sulmi fizik dhe rrahja me përdorimin e armës së ftohët-thikë. Viktima si pasojë e goditje me thike ka pësuar lëndime të renda trupore, ku gjendet i hospitalizuar në QKUK”, thuhet në komunikatë.
PK shton se rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore. I dyshuari pas intervistimit e vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm