Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ther me thikë një person në Prizren, arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me dyshimin se ka goditur një tjetër me thikë, dje në Prizren.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i është konfiskuar thika të cilën e kishte përdorur.