Me tetë vjet burgim është dënuar A.B. në Pejë për vrasjen e S.B. më 5 shtator të vitit të shkuar.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Pejë, në ditën kritike i pandehuri kishte hyrë në shtëpinë e viktimës pasi teksa ishte duke kaluar kah shtëpia e tij e ka dëgjuar teksa e ka thirrur dhe ka menduar se ai ka nevojë për ndihmë. Pasi ka hyrë në shtëpi, sipas njoftimit, viktima e ka kërcënuar se “pa bë çka të them unë ti nuk del prej këtu”, dhe më pas viktima ka lëshuar në televizor program pornografik.
“...Duke i parë këto veprime dhe duke e ndier veten të pasigurt, ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse të konstatuara në raportin e autopsisë”, thuhet në njoftim.
I pandehuri është dënuar me tetë vjet burgim, në të cilin i përllogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I vrari ka qenë 61-vjeçar.