Emrat e biznesmenëve Zekë Jasiqi, Arben Krasniqi dhe Astrit Krasniqi kanë qenë në shkresat e hetuesisë si të dyshuar në aferën e mashtrimit e fajdeve, ku janë të përfshirë të dyshuarit Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi. Në vitin 2016, kur Policia e Kosovës fillimisht ka përgatitur kallëzimin penal, të dyshuar ishin gjashtë persona, ndërsa aktakuza e ngritur për të njëjtin rast ka vetëm dy të akuzuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Biznesmeni nga Peja, Zekë Jasiqi, dhe vëllezërit Arben e Astrit Krasniqi, pronarë të lojërave të fatit, kanë qenë të përfshirë në kallëzimin penal të Policisë së Kosovës në vitin 2016.
Prokuroria e Ferizajt, pas pranimit të kallëzimit penal ka anashkaluar plotësisht hetimin ndaj tyre. Aktakuzë për mashtrim e fajde ky institucion u ka ngritur vetëm Rrahim Hashimit e Kadri Rexhepit.
Institucionet e drejtësisë nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë çështje. Megjithatë, “Koha Ditore” posedon dy kallëzime penale ku janë të përfshirë edhe emrat e këtyre biznesmenëve, por që në aktakuzë ata nuk përmenden fare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shpallen fajtorë Hashimi e Rexhepi rreth skandalit të fajdeve
-
Prokuroria kërkon që Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi të shpallen fajtorë për mashtrim
-
Hetuesit e krimeve ekonomike dyshohet se morën ryshfet për të mos hetuar biznesin e kazinove
-
Hetohen zyrtarët policorë që neglizhuan hetimet në “aferën e fajdeve”
-
Prokuroria e Ferizajt nuk ka pasur kompetenca për t’i hetuar Hashimin dhe Rexhepin