Moti sot në Kosovë parashihet të jetë relativisht i ngrohtë, me vranësira të cilat do të shtohen gradualisht gjatë ditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nuk përjashtohen reshjet e lehta të shiut.
Temperaturat minimale do të jenë rreth 9 gradë celsius, e maksimalja do të jetë 16 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, me tendencë të forcimit gjatë orëve të mbrëmjes”, ka njoftuar IHMK.