Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën i ka zënë në flagrancë dy persona në Suharekë teksa me dokumente të falsifikuara tentonin të shitnin një tokë 10-hektarëshe në vlerë një milion euro.
Sipas raportimit, më 4 korrik ishte siguruar informata për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Një i dyshuar kishte ndryshuar një letërnjoftim të Serbisë, duke e vendosur fotografinë e vet në letërnjoftimin e tjetërkujt. Duke e shfrytëzuar kishte pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale të Suharekës.
Ndërkaq, sot, e martë, Policia ka arritur që në vend të ngjarjes t’i arrestojë dy të dyshuarit me iniciale S.M. femër (1971) dhe H.I. mashkull (1979). Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave dhe më pas kishte autorizuar të dyshuarën që ajo të vazhdojë me shitjen e pronave.
Dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Sipas njoftimit, hetimet po vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të tretë dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në rast.
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro
-
Arrestohen dy persona, dyshohen për tjetërsim të pronave në Prizren me vlerë 1 milion euro
-
Arrestohet i dyshuari i tretë për tentimshitjen e tokës 1-milionëshe në Suharekë
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë