Dy burra janë arrestuar pasi kanë tentuar që ilegalisht ta depërtojnë për në Serbi një shtetas të Afrikës së Jugut.
Sipas njoftimit të Policisë, njërit prej tyre nuk i ka pëlqyer ndalimi policor e ka nisur sulmin ndaj zyrtarëve. Për të rëndon akuza e kontrabandimit me migrant dhe ajo e sulmit ndaj personit zyrtar.
Të dy janë dërguar në mbajtje, e afrikano-jugori është dërguar në Qendrën për Azil dhe Migrim.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llabjan të Gjilanit, dje rreth orës 09:40.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptare, pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë tentuar ta dërgojnë në mënyrë ilegale në shtetin serb një mashkull shtetas të Afrikës së Jugut. Njëri nga të dyshuarit gjatë intervistimit ka sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i kontrabanduar është dërguar në Qendrën për Azil dhe Migrim”.
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
-
Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë
-
Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Gjilan
-
Policia kap dy shtetas të Sri-Lankës që i kishte futur ilegalisht në Kosovë një serb
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zveçan, dyshohet se kaluan kufirin ilegalisht