Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tenton ta korruptojë policin për të shmangur testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë

Më datë 29.04.2017, në aksin rrugorë Tiranë – Elbasan, në Sauk të Ri, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. G., 29 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në drejtim të automjetit tip “Mercedes Benz”, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.

“Pasi këtij shtetasi i është komunikuar se do bënte testin e alkoolit me aparaturën Drager, ka tentuar t’i japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur këtij kontrolli”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare, raporton Koha.net.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.