Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi ta sulmonte inspektoren komunale, arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar gjatë pasdites të së shtunës në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka tentuar ta sulmojë inspektoren komunale.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Mehë Uka” të kësaj komune, por që me intervenimin e policisë, situata është future nën kontroll.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar ta sulmojë inspektoren komunale, mirëpo ka intervenuar policia dhe e ka futur situatën nën kontroll”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.