Një person nga Prizreni është ankuar të premten në Polici se persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij që ndodhet në sheshin “Shadervan”.
Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, fillimisht persona të panjohur ia kanë thyer ankuesit një xham të lokalit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë thyer një xham të lokalit dhe me një shishe qelqi të mbushur me lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa persona tentojnë ta djegin një restorant në Prizren
-
Një i lënduar si pasojë e zjarrit në një lokal në kryeqytet
-
Përfshihet nga zjarri një klub nate në Prizren
-
Policia inicion pesë raste ndaj lokaleve në Prizren për prishje të qetësisë
-
Dera e Kishës Ortodokse në Prizren u tentua të digjej me benzinë