Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dera e Kishës Ortodokse në Prizren u tentua të digjej me benzinë

Policia e Kosovës njoftoi se një qytetar ka raportuar se në Prizren është tentuar të digjet dera e kishës ortodokse “Shën Pantelija”, në rrugën “Haxhi Krasniqi”.

Sipas Policisë, disa të dyshuar kanë tentuar ta djegin atë, derisa një qytetar ka reaguar duke e fikur zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet njoftuan se janë mbledhur provat dhe dëshmitë, ndërsa prokurori e ka iniciuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.