Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentohet të vidhet një filial postar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në mëngjesin e të mërkurës, pasi kishte tentuar të kryente grabitje në një filial postar. 

I dyshuari gjatë arrestimit ka marrë lëndime, por ka refuzuar tretman mjekësor. Ai është dërguar në mbajtje. 

“Njësiti patrullues ka arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, por ai e ka refuzuar atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.