Një rast i tentim-rrëmbimit është regjistruar në fshatin Binqë të Vitisë të martën.
Sipas njoftimit për media nga Policia, një person ka raportuar se i dyshuari i panjohur ka tentuar ta fusë me forcë në veturë viktimën, mirëpo nuk ka arritur.
Viktima ka bërë të ditur se i dyshuari nuk e ka arritur qëllimin pasi janë kacafytur mes vete.
Policia nuk ka bërë të ditur se çfarë moshe është viktima e as nëse është arritur të identifikohet i dyshuari, por ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm