Një person është arrestuar në fshatin Dobidol të Rahovecit për tentim vrasje, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, burrë shqiptar.
“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Në vend të ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa në murin e shtëpisë së viktimës vëreheshin tri vrima të shkaktuara nga predhat. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 42 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë pk.