Tentim vrasje ka ndodhur në Klinë të enjten.
Një person raportoi në polici se dikush kishte tentuar ta vriste me armë.
“Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta vriste me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është duke u hetuar nga policia.