Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje dhe grabitje në Podujevë, arrestohen dy të dyshimtë

Policia e Kosovës njofton se sot, rreth orës 02:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.

Sipas kumtesës së Policisë fjala është për viktimën: E. M mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas një varg veprimesh operative dhe hetimore, u identifikuan dhe arrestimin e dy persona të dyshuar.

I dyshuari i parë: G. A mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën të ndalimit.

I dyshuari i dytë A. H mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën të ndalimit.