Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim-grabitje në një kompani mikrofinanciare në Prishtinë

Një tentim-grabitje ka ndodhur në kompaninë mikrofinanciare “Moneygram” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se disa persona të dyshuar gjatë së premtes, kanë kërcënuar një punëtore me armë, derisa kanë tentuar të kryejnë vjedhjen.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një tentim grabitje në rrugën UÇK në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kane dalë ne vendin e ngjarjes. Mbështetur në rezultatet e veprimeve të para hetimore dyshohet se te dyshuarit kane tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore në një institucion mikrofinanciar”, kanë thënë nga policia.

Hetuesit policorë janë duke identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar.